Kremlini ka reaguar me nerv ndaj qasjes së Perëndimit të Maqedonisë, pas dështimit të referendumit të së dielës.  Sipas Moskës, tashmë po tentohet të veprohet kundër vullnetit të shfaqur me bojkotit.

“Përkundër faktit se dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë nuk e përkrahën Marrëveshjen e Prespës, liderët e Bashkimit Evropian, NATO dhe Uashingtoni nxituan për të mirëpritur rezultatin e votimit. Natyrisht, ata janë duke u përpjekur për ta tërhequr Shkupin sa më shpejt që të jetë e mundur në NATO, pavarësisht mendimit të popullit maqedonas”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme ruse.

Siç dihet tashmë, referendumi dështoi në pjesëmarrje por jo në rezultat. Ky i fundit ishte pro marrëveshjes me Greqinë, siç Perëndimi e kërkonte, në mbi 90 përqind, por pjesëmarrja shfaqi një bojkot masiv, pasi te kutitë e votimit shkuan më pak se 40 përqind e zgjedhësve.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re