Kryeministri britanik, Keir Starmer, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ka folur për diskutimet e paqes, duke thënë se Putin nuk e ka seriozisht, ndërsa theksoi se ky i fundit do të paguajë çmimin nëse vendi i tij nuk ulet në tryezën e diskutimeve.
Përkundrazi, për Ukrainën tha se ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e udhëheqjes.
“Jemi në një moment i rëndësishëm për Ukrainën, por edhe për të bërë bashkë dhe për të garantuar argumentin e mbështetur nga Trump, për një armëpushim të pakushtëzuar dhe presidentin Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur
Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë të bisedimeve, Putini duhet të paguajë çmimin. Ajo çfarë ndodhi dje është një provë e mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e udhëheqjes”, tha ai.
Starmer: Do të të kujtoja se kur unë zbrita nga avioni ishte diell. Këto zërat që moti është faji i britanikëve, është krejt i gabuar. Megjithatë na bëre bashkë Edi, sepse është një takim shumë i rëndësishëm, sepse është moment thelbësor për kontinentin.
Jemi në një epokë të re, por duhet të kuptojmë se është edhe një epokë që karakterizohet nga luhatja dhe paqëndrueshmëria. Mundësia që të gjithë udhëheqësit europian duhet të mblidhen së bashku, vlera e CPE nuk mund të jetë më e qartë se kaq. Është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu.
Ne kemi intensifikuar angazhimin me aleatët tanë europianë, duke kuptuar se partneriteti është jetik për të arritur rimëkëmbje të sigurisë.
Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë. E kam kënaqësi që jam kryeministri i parë që vij në Tiranë dhe zhvilloj takim dypalësh me ju.
Sfida më urgjente sot është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën ruse.
Jemi në një moment i rëndësishëm për Ukrainën, por edhe për të bërë bashkë dhe për të garantuar argumentin e mbështetur nga Trump, për një armëpushim të pakushtëzuar dhe presidentin Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet të jemi të përgatitur
Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë të bisedimeve, Putini duhet të paguajë çmimin. Ajo çfarë ndodhi dje është një provë e mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukrainë ka dëshmuar se është pala e paqes dhe e udhëheqjes.