Skip to content

Rusia, raketa mbi termocentralin bërthamor të rajonit të Mykolaiv

Pak pas mesnate, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në zonën industriale të centralit bërthamor ukrainas të Pivdennoukrainsk, në rajonin jugor të Mykolaiv.

 

“Shpërthimi i fuqishëm ndodhi vetëm 300 metra larg reaktorëve “.

Kështu thuhet në një deklaratë të kompanisë shtetërore bërthamore ukrainase Energoatom, raportuar nga Espreso TV.”

“Vala goditëse dëmtoi ndërtesat e uzinës. Janë shkyçur edhe tre linja të tensionit të lartë”, tha Energoatom./tgcom