Trupat ushtarake sa vijnë dhe intensifikojnë sulmet e tyre në qytette të ndryshme të Ukrainës. Kështu, një djalë 13-vjeçar ishte mes tre viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv që ndodhi mëngjesin e së mërkurës.

Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Synehubov raportoi se fatkeqësisht, 3 persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si pasojë e granatimeve të mëngjesit nga pushtuesit rusë në lagjen Saltivskyi të Kharkiv-it.

Ndërkaq mësohet se gjatë këtij sulmi një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Kreu i forcave vendore ushtarake këshilloi njerëzit në Kharkiv, që është dhe qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus, që të mos dilnin jashtë nëse nuk është e nevojshme.

Ndërkohë dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas bombardimeve ruse të një zone rezidenciale të Nikopolit në Ukrainën jugore në orët e vona të së martës.

Lajmi u konfirmua nga Sergey Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesës, i cili sqaroi se katër nga të plagosurit janë fëmijë, tha ai, duke shtuar se granatimet shkatërruan tre shtëpi dhe dëmtuan 12 shtëpi të tjera.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re