Skip to content

Rusia sanksionon 74 kompani të prodhimit të armëve

thumbs b c 3f70247aa11ea0f352a2eac8dfc8a55b

Kryeministri rus, Mihail Mishustin, sot nënshkroi dekretin me të cilin zbatojnë “masat speciale ekonomike” për 74 kompani që merren me prodhimin e armëve.

Sipas dokumentit të publikuar në faqen e Qeverisë të Rusisë, në listë janë përfshirë 74 kompani nga Bullgaria, Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Lituania, Sllovakia, Polonia, Çekia, Mali i Zi, Estonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ndalohen transaksionet në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik me kompanitë në këtë listë”, thuhet në njoftim.

Kjo është lista e dytë e kompanive ndaj të cilave Rusia vendos sanksione.

Lista e parë u publikua në maj, kur u sanksionuan 30 kompani, ish-filiale të gjigantit rus të energjisë Gazprom, të konfiskuara nga vendet e tjera.

Burimi: AA