Skip to content

Rusia sërish rekord rastesh të reja me Covid 19

Një tjetër shpërthim me raste të reja me koronavirus është shënuar në rusi këtë të mërkurë në 24 orë.  Në orët e fundit në Rusi janë konfirmuar 10 028 raste të reja me koronavirus dhe 96 persona kanë humbur jetën .

Deri më tani numri  i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 242 271, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 2 212 persona.

Kremlini këtë javë lehtësoi një bllokim kombëtar për të ngadalësuar përhapjen e virusit, megjithë një rritje të vazhdueshme të numrave që e ka sjellë Rusinë në vendin e dytë në një numër global të infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara.

Mediat bëjnë me dije se shumica e rasteve të reja të Rusisë janë regjistruar në kryeqytet.