Skip to content

Rusia: SHBA në prag të përfshirjes së drejtëpërdrejtë në luftë

Ministrat e Financave të G7 kanë miratuar planin për të vendosur një tavan mbi çmimin e naftës që vjen nga Rusia.

 

Pasi paralajmëroi Europën se në këtë mënyrë po e detyrojnë Rusinë që të mbylle rubinetin e gazit dhe naftes për kontinentin e vjetër, kryeministri rus Medvedev  dhe Zv.Ministri i Jashtëm Ryabkov akuzuan SHBA-të  se përmes furnizimit me armë me rreze të gjatë në Ukrainë, Uashingtoni është “në prag të përfshirjes së drejtpërdrejtë në konflikt”.

 

“Ne paralajmërojmë SHBA-në kundër ndërmarrjes së hapave provokues, duke përfshirë furnizimin (në Ukrainë) me armë me rreze të largëta dhe shkatërruese. Tani ekziston vetëm një “vijë shumë e hollë për të ndarë Shtetet e Bashkuara nga bërja palë në konflikt”. “, dekaruan zyrtarët rus.