Rusia ka deklaruar një diplomat në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë “person të padëshirueshëm”.

Maqedonia e Veriut shpalli një diplomat rus “person të padëshirueshëm” muajin e kaluar, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë me shkrim.

Olivera Çaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u thirr në Ministri, thuhej në deklaratë.

“Ambasadorja u njoftua se punonjësi në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë ishte shpallur ‘person i padëshirueshëm’”, bëhet e ditur në deklaratë.

Në mes tjerash vihet në dukje se masa u mor kundër vendimit “të paarsyeshëm” nga pala e Maqedonisë së Veriut për të përjashtuar diplomatin rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re