Ambasadori i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara (OKB), Vassily Nebenzia, ka thënë se prioritet i Rusisë është të shmanget lufta në kulmin e tensioneve të shkaktuara nga paralajmërimi për ndërhyrje të mundshme ushtarake të SHBA-ve në Siri.

Takim të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi Bolivia, në të cilën u diskutua për tensionet në rritje për shkak të ndërhyrjes së mundshme ushtarake të SHBA-ve dhe Francës në Siri.

Pas takimit, gazetarëve iu drejtua i dërguari rus Nebenzia, i cili tha se disa vende me retorikën e tyre agresive kërcënojnë paqen ndërkombëtare dhe shkelin normat e OKB-së, shkruan aa.”Jashtëzakonisht jemi të shqetësuar për tensionet në rritje. Shpresojmë të mos vijmë në një situatë pa rrugëdalje dhe se SHBA-të dhe aleatët e saj do të heqin dorë nga intervenimi ushtarak kundër shtetit sovran të Sirisë. Hapur paralajmërojmë se situata është shumë e rrezikshme”, tha Nebenzia.

I pyetur për të komentuar mbi projekt-rezolutën suedeze për dërgimin e një ekipi hetues në Siri, Nebenzia tha se për momentin nuk është prioritet, por se prioritet është parandalimi i shpërthimit të luftës./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re