Skip to content

Rusia s’ndalet: nis prodhimin e vaksinës Sputnik V

Rusia ka filluar prodhimin e vaksinës kundër virusit të koronës COVID-19, e quajtur Sputnik V, njoftoi sot agjensia Interfax, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë Ruse.

Rusia thotë se vaksina, e zhvilluar nga Instituti i Shkencave Gamaleya të Moskës, është e para në botë që prodhohet.

Agjensitë shtojnë se ajo duhet të jetë në treg në fund të muajit.

Para fillimit të prodhimit, drejtori i institutit, Alexander Gintsburg tha se vaksinimi masiv i rusëve kundër virusit të koronës do të fillojë në dhjetor të këtij viti ose janar të vitit të ardhshëm.

Një milion e gjysmë vaksina në vit

Vaksina do të prodhohet në fabrikën farmaceutike Binnopharm në Zelenograd, një zonë në rrethin e Moskës.

Kompania deklaron se mund të prodhojë 1.5 milion doza vaksinash në vit.

Disa studiues kanë thënë se kanë frikë se Moska zyrtare ka vendosur prestigjin kombëtar përpara sigurisë, sipas Reuters.