Rusia ka përfunduar fazën e dytë të dorëzimit të sistemit të mbrojtjes S-400 në Turqi.

Ministria e Mbrojtjes e së Turqisë njoftoi se shpërndarja e pjesëve dhe pajisjeve për baterinë e dytë të sistemit S-400 ka përfunduar. Kjo është faza e dytë e dorëzimit që filloi në 27 gusht.

Rusia nisi dërgimin e pajisjev tëë baterisë së parë S-400 drejt Turqisë, në mes të korrikut të këtij viti.

Bateritë janë në fazën e montimit dhe instalimit në një bazë të Forcave Ajrore pranë afër Ankarasë.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e Forcave Ajrore Turke në Rusi po trajnohen në përdorimin e sistemit të sofistikuar S-400.

Sistemi mbrojtës S-400 i blerë nga Rusia nga Turqia duhet të jetë plotësisht funksional nga prilli i vitit të ardhshëm.

Eshtë kjo blerje e bujshme që ka tronditur marrëdhëniet Turqi – SHBA, pasi ka provokuar të tjera sfida gjeopolitike globale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re