Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të tjerë janë shtypur nga sistemet e luftës elektronike.

 

Rusia ka fajësuar Ukrainën lidhur me këto sulme të pretenduara.

 

Disa nga dronët pretendohet se janë rrëzuar në periferi të Moskës, në afërsi të një prej rezidencave zyrtare të presidentit Putin.

 

Eksperti rus i aviacionit pa pilot, Denis Fedutinov pretendoi se në sulmin me dron në Moskë u përdorën mjete ajrore pa pilot (UAV) të tipit avioni që peshonin deri në disa dhjetëra kilogramë dhe që shfaqnin modelin aerodinamik të kanardit. Ai tha se motori me djegie i përdorur në të tilla UAV u mundëson atyre të kryejnë fluturime mjaft të gjata, duke përfshirë kapacitetin për të arritur në Moskë nga territori ukrainas.

 

Nga ana tjetër, Ukraina ka mohuar pretendimet e Rusisë duke mos marrë përsipër autorësinë e sulmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re