Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë partneritetin me shtetin Iranian. Mediat vendase raportojnë se Putin ka diskutuar me presidentin iranian Ebrahim Raisi, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

 

Putin dhe Raisi zhvilluan një bisedë telefonike ku raportohet se kanë vlerësuar bashkëpunimin dypalësh.

 

“U diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore”, raportojnë autoritetet vendase.

 

Rusia dhe Irani i kanë thelluar marrëdhëniet e tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë vitin e kaluar. Teherani ka siguruar qindra dronë sulmues që Rusia i ka përdorur për të goditur qytetet e Ukrainës, duke synuar veçanërisht infrastrukturën energjetike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re