Rusia i bëri thirrje Iranit dhe Arabisë Saudite që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut.

“Ne jemi në kontakt me miqtë tanë sauditë dhe iranianë. Qëndrojmë për zgjidhjen e të gjitha kontradiktave dhe keqkuptimeve në tryezën e bisedimeve si pjesë e një dialogu konstruktiv”, u tha gazetarëve në Moskë zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov.

Rusia është “gati” të ndërmjetësojë mes dy vendeve, shtoi Bogdanov.

I pyetur në lidhje me aplikimin e Algjerisë për t’u bashkuar me BRICS – bllokun e ekonomive në zhvillim që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, Bogdanov tha se Rusia e mirëpret dhe e mbështet këtë hap.

“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Algjerinë… Mirëpresim dëshirën e miqve tanë, partnerëve dhe njerëzve bashkëmendimtarë për t’u bashkuar me punën në formate të tilla si BRICS, SCO dhe të tjera, ku ne po punojmë në mënyrë aktive”, vuri në dukje ai.

Bogdanov tha se presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune do të vizitojë Rusinë deri në fund të vitit.

Ai tha se raundi i ri i bisedimeve mbi zgjidhjen e krizës në Siri në kryeqytetin e Kazakistanit Astana do të zhvillohet më 22-23 nëntor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re