Rusia njoftoi sot se Uashingtoni ka pranuar kërkesën e saj dhe ka liruar dy rusë, anëtarë të ekuipazhit të një cisterne nafte me flamur rus, të sekuestruar nga Shtetet e Bashkuara këtë javë në Atlantikun e Veriut.
“Në përgjigje të kërkesës sonë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur të lirojë dy qytetarë rusë, anëtarë të ekuipazhit të cisternës së naftës Marinera”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një deklaratë, duke shprehur “mirënjohjen” e Moskës.
Anija u sekuestrua të mërkurën nga autoritetet amerikane, të cilat e akuzojnë atë se i përket “flotës në hije” që anashkalon sanksionet e SHBA-së duke transportuar naftë nga Venezuela, Rusia dhe Irani, dhe se lundron nën një flamur të rremë.
Moska njoftoi se anijes i është dhënë leje e përkohshme për të lundruar nën flamurin rus.
I dërguari special i Moskës, Kirill Dmitriev, deklaroi sot në Telegram se Presidenti Trump “ka marrë vendimin për të liruar të gjithë rusët” në bordin e Marinera.
Uashingtoni kishte njoftuar më parë se “ekuipazhi do të nxirret në gjyq”.
Dje, të enjten, Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të “tensioneve ushtarake dhe politike” dhe shprehu shqetësim se “Uashingtoni është i gatshëm të provokojë kriza serioze ndërkombëtare”CNN
