Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se pjesa më e madhe e raketave që u qëlluan gjatë sulmit ajror të forcave britanike, franceze dhe SHBA janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes sirian, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Aleatja e presidentit sirian, Bashar al Assad i është përgjigjur me zemërim  kundër sulmeve ndërsa media shtetërore siriane e quajti shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Më shumë se 100 raketa janë qëlluar nga anije dhe aleatët goditën tre prej objekteve kryesore të armëve kimike të Sirisë, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Jim Mattis dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral i përgjithshëm Joseph Dunford.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re