Kremlini ka paralajmëruar të martën se konflikti në lindje të Ukrainës, pranë kufirit rus, mund të eskalojë si rezultat i konfliktit midis forcave ukrainase dhe ruse në rajonin e diskutueshëm Krimesë.

Udhëheqja e Ukrainës iu përgjigj konfliktit midis marinës ukrainase dhe rojes bregdetare ruse, duke imponuar një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan lirimin e menjëhershëm të më shumë se 20 marinarëve dhe anijeve ukrainase që Rusia e konfiskoi.

“Imponimi i gjendjes së jashtëzakonshme në disa zona mund të përbëjë një rrezik për të rritur tensionin në rajonin e prekur nga konflikti, përkatësisht atë juglindor”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Grupi separatist pro-rus, i përfaqësuar nga presidenti Putin në negociata, dhe ushtria ukrainase luftoi në dy rajone të Ukrainës lindore në katër vitet e fundit.

Në konflikt, 10,000 njerëz humbën jetën, duke përfshirë rreth 2,700 civilë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.

Parlamenti ukrainas miratoi një vendim të mërkurën ku prezantoi një gjendje lufte një-mujore, në përgjigje të veprimeve të Rusisë e cila ka sekuestruar tre anije ushtarake ukrainase dhe qëlluan mbi ekuipazhin e tyre në ujërat përreth gadishullin e diskutueshëm të Krimesë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re