Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se 43 shtetasve kanadezë, përfshirë zyrtarë politikë, iu ndalua hyrja në vend.

Në një njoftim nga ministria ruse thuhet se Kanadaja në muajin maj mori vendimin për sanksionimin e drejtuesve të lartë dhe familjarëve të kompanive ruse.

Në përgjigje të kësaj, thuhet në njoftimin ku është publikua një listë me emra, 43 kanadezë janë vendosur në listën e sanksioneve dhe iu është ndaluar hyrja “përgjithmonë” në Rusi.

Lista përfshin disa ministri, zyrtarë, përfaqësues të Partisë Liberale në pushtet, zyrtarë federalë e rajonalë, staf të shkollave e universitetevem, si dhe ekspertë politikë.

Duke theksuar se qeveria kanadeze ndjek një politikë anti-ruse, në njoftim thuhet se, “Pala ruse rezervon të drejtën e saj për të marrë masa kundër veprimeve armiqësore të Otavës”.

Më 21 prill, Rusia ndaloi hyrjen në vend 29 amerikanë dhe 61 kanadezë, përfshirë zv/presidenten e SHBA-së, Kamala Harris dhe shefin ekzekutiv të platformës Meta, Mark Zuckerberg.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re