Rusia nuk do të përfshihet në një garë armësh me NATO-n edhe nëse Aleanca rrit shpenzimet e saj ushtarake, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake me 130 miliardë dollarë që nga viti 2016.

Peskov deklaroi se rritja e shpenzimeve të Aleancës për ushtrinë rrit shqetësimet e Kremlinit.

Sidoqoftë, ai shtoi se Rusia nuk do të angazhohej në një “garë armësh ose shpenzimesh” me NATO-n sepse kjo do të ishte e dëmshme për ekonominë e vendit.

“Putin ka thënë vazhdimisht se ne duhet të veprojmë në një mënyrë tjetër”, tha Peskov.

Drejtuesit e 29 vendeve anëtare të NATO-s filluan një samit në Londër për të shënuar 70 vjetorin e Aleancës, duke kërkuar të ngushtojnë dallimet e tyre dhe insistojnë që ata të qëndrojnë të bashkuar në çështjet e sigurisë.

“NATO është e shkathët, NATO është aktive, NATO është duke u përshtatur,” tha Stoltenberg kur u pyet nëse aleanca më e madhe në botë e sigurisë ishte në një gjendje “vdekjeje në tru”, siç pretendoi presidenti francez Emmanuel Macron.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re