Rusia ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit me një dozë të vetme. Vaksina e quajtur ‘Sputnik Light’ është krijuar nga Insituti Kërkimor Gamaleya në Moskë dhe ka një efikasitet prej 79.4% dhe një e tillë do të kushtojë vetëm 10 dollarë.
RDIF tha se përbërësi i parë i vaksinës kryesore Sputnik V me dy doza, është i pajtueshëm me standardet e magazinimit të vaksinave dhe kërkesat e logjistikës.
Ai pretendon se një nga përdorimet e mundshme të vaksinës me një goditje është për imunizimin e një numri më të madh njerëzish në një periudhë më të shkurtër kohore, duke theksuar se mund të transportohet me shpejtësi në një vend në mes të një shpërthimi akut.
RDIF tha se provat e fazës së III që përfshinin 7,000 njerëz ishin duke u zhvilluar në Rusi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gana dhe rezultatet e përkohshme priten këtë muaj.
Rezultatet e Fazës I dhe Fazës II të vaksinës Sputnil Light me një dozë të vetme zbuluan se qëllimi demonstroi siguri për të gjithë subjektet dhe nuk u regjistruan ngjarje të rënda anësore, tha ai.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
