Avokati Altin Goxhaj ka folur për konfliktin Rusi-Ukrainë përmes një lidhjeje Skype në ‘Fax News’ duke thënë se e gjitha është një ‘zhurmë’ e elitave botërore.

Goxhaj theksoi se Rusia nuk ka asnjë arsye të pushtojë Ukrainën në një moment të tillë, duke shtuar se Perëndimorët kanë nevojë të krijojnë luftë për t’i shpëtuar reagimit popullor për vaksinimin në masë të njerëzve.

Ai tha ndër të tjera se e gjitha kjo është një tentativë për të vendosur një pushtet global diktatorial.

Kur ka një konflikt të brendshëm me pakica të tjera, këto kanë vite. Është konflikt lokal, ndërkombtarizimi i tij në këtë moment pretendohet se do të sjellë një luftë të madhe.

Përfaqësuesja e ministrisë së Jashtme të Rusisë tha këtë javë se Britania gënjeu sepse nuk kishte asnjë sulm apo plan për të pushtuar Ukrainën.

Ç’kuptim do kishte se nëse do tallej me perëndimin dhe javën tjetër të kërkonte llogari. Unë mendoj se problem qëndron te elitat globale, situata pandemike dhe fushata e tyre e vaksinimit e pajustifikuar, kështu kanë nevojë për një luftë.

Ata që kanë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe i kanë kthyer ata në pacientë të detyruar, janë tashmë përballë ditës së gjykimit sepse njerëzit po reagojnë.

Bëhet e qartë se kujt i intereson lufta, çfarë leverdie ka Rusia të bëjë luftë me Europën në këtë moment, këtë propagandë e bëjnë këlyshët e Soros, Bill Gates, të cilët kanë nevojë për zhurmë.

Fakte nuk ka! Çfarë nuk është bërë këtë javë në Kanada, janë bllokuar llogaritë bankare se njerëzit kanë dalë në protestë.
Kanadaja ta mendosh është një vend i qetë dhe social, ku edhe polici është njeriu më i butë në botë, e sot është vend fashist. Në krye të vendit është një njeri komunist, këlysh i Soros.

Nuk mund të ndahet dot Kanadaja nga Ukraina. Ajo që po ndodh atje do të reflektohet dhe në Europë. Kemi dhe debat në parlamentin anglez, gjithë puna paska qenë te kontrolli, jo te vaksina. Po tentohet të vendoset një pushtet global diktatorial”-tha Goxhaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re