Skip to content

Rutte: Përgatituni për luftë: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

19176148 AP25174481256787

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi në mënyrë dramatike Rusinë si një kërcënim për Evropën, duke deklaruar: “Ne jemi objektivi i saj i radhës”.

Mark Rutte u bëri thirrje sot aleatëve të forcojnë përpjekjet e tyre mbrojtëse për të parandaluar “një luftë me origjinë nga Rusia, të krahasueshme në shkallë me luftërat e përjetuara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.

Gjatë një fjalimi në Berlin, Mark Rutte argumentoi se shumë anëtarë të Aleancës nuk arrijnë ta vlerësojnë urgjencën e kërcënimit rus për Evropën dhe duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet e mbrojtjes dhe prodhimin e armëve për të parandaluar një luftë në një shkallë të krahasueshme me atë të përjetuar nga brezat e mëparshëm.

“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Kam frikë se shumë janë të vetëkënaqur. Shumë nuk arrijnë ta vlerësojnë urgjencën e situatës. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Tani është koha për të vepruar”, tha ai.

“Konflikti është mbi ne. Rusia e ka sjellë luftën përsëri në Evropë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.

Sipas Mark Rutte, Putini po përpiqet përsëri të ndërtojë një perandori dhe pa mbështetjen e Kinës, Rusia nuk do të ishte më në gjendje ta luftonte këtë luftë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e përshkroi Kinën si “litarin e shpëtimit” të Kremlinit.

Rutte shtoi se shumë njerëz e nënvlerësojnë kërcënimin dhe gabimisht besojnë se koha është në anën e Perëndimit.

Përshtati në Shqip S