TIRANE

Një 47-vjeçar nga Tirana e ka pësuar keq duke përfunduar në pranga pas tentativës për t’i dhënë ryshfet një efektivi. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. Gj., banues në Kamëz i ofroi punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re