SPAK ka mbyllur hetimet në lidhje me çështjen e ryshfetit për një tender në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve mësohet se SPAK ka vendosur që të dërgojë për gjykim dosjen e Shëndetësisë për ish sekretaren e Ministrisë, Joana Duron e arrestuar për korrupsion, për Laura Shteton qe dyshohet se i dha një shumë prej 3.3 milion lekësh si dhe për administratorin Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehu  e kompanise që fituan tenderin për kryerjen e punimeve.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se Joana Duro me detyrë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  ka marrë një shumë prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto.

Ndër të tjera në hetime është zbuluar se kjo shumë parash është dhënë si përfitim i parregullt nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me administratorin e kësaj shoqërie, të pandehurin Vladimir Topi, ka marrë shumën e parave prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë ) lekë nga i pandehuri Vladimir Topi dhe ja ka dërguar të pandehurës Laura Shteto, e cila më pas i ka dërguar tek Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re