Përpos pjesës që mund të shtoni në peshë, një studim i ri ka sugjeruar që të hani darkë vonë mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundjet e zemrës. Studiuesit nga “Perelman School of Medicine” në Universitetin e Pensilvanisë zbuluan qe të hani darkë vone mund të rrisë nivelet e glukozës dhe insulinës, të cilat dyja njihen se shkaktojnë tipin 2 të diabetit.

Më poshtë do të gjeni 4 arsye pse nuk duhet te hani darke vonë:
 

-Rrit rrezikun për sulm në zemër
Ekspertët zbuluan që të hani darkë pas orës 7 mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për sulm në zemër. Studiuesit nga “Dokuz Eylül University” studiuan më shumë se 700 të rritur me presion të lartë gjaku për të zbuluar nëse oraret e ndryshme të ngrënies kishin ndryshim te shëndeti i tyre. Ata zbuluan që të hani darkë vonë kishte një impakt në presionin e gjakut gjatë natës, ndërkohë që të hani dy orë para se të
shkoni në shtrat sillte akoma dhe më shumë dëmtim. 24.2% e atyre që hanin darkë dy orë përpara se të shkonin në shtrat vuanin nga presioni i lartë i gjakut, krahasuar me 14.2% që hanin darkë më përpara. Dr Ebru Özpelit, profesori në universitet tha: “Duhet të vendosim frekuencën ideale të vakteve sepse mënyra sesi hamë mund të jetë po aq e rëndësishme se ajo cfarë hamë. Të hamë mëngjes është thelbësore, dhe të mos e shmangim drekën. Duhet të konsumojmë një darkë të vogël, jo më vonë se ora 7.

-Krijon acidin refluks
Sipas ekspertëve, të hani vonë gjatë natës dhe të flini menjëherë pas konsumimit të ushqimit është një faktor kyc që kontribuon te acidi refluks. Sepse stomakun juaj merr disa orë të boshatiset pas një vakti, mjeku Jamie Koufman thotë që kur ju flini, lejon acidin të ndikojë në stomakun tuaj, të shkojë në ekzofag e të cojë në shfaqjen e acidit refluks. Duke folur për “The New York Times” në 2014, Koufman tha: “Mjekimet që përdoren për të trajtuar acidin refluks nuk funksionojnë gjithmonë, dhe kur funksiononë kanë efekte serioze anësore.”
-Vështirësi për të fjetur 
Në 2015, dy psikologë kanadezë investiguan nëse zakonet ushqimore të njerëzve mund të kenë një impakt negativ në ëndrrat e tyre. Tore Nielsen dhe Rusell Powell u kërkuan rreth 400 studentëve universitarë për të plotësuar një pyetësor për dietën, gjumin dhe ëndrrat dhe zbuluan që rreth 18% e tyre besonin që ushqimi kishte aftësinë të sillte ëndrra shqetësuese.  Kjo besohej për shkak se vaktet e ndërmjetme natën vonë mund të
conin në parehati gastrointestinale të cilat conin në vështirësi të gjumit.

-Shtim në peshë
Të hani vonë në darkë mund t’ju bëjë më të uritur ditën tjetër se zakonisht falë insulinës që pankreasi juaj cliron pas një vakti. Kjo më pas prodhon shumë glukozë e cila nxit një hormon të quajtur “ghrelin”, përgjegjës për nxitjen e urisë. Ghrelina zakonisht përdor “argjerim” natyral ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe 8 të darkës për të rikuperuar veten, duke siguruar që të keni nivele normale uritjeje në mëngjes.
Megjithatë nëse hani vakte të ndërmjetme vonë gjatë darkës, cikli do të jetë i crregullt dhe do të ndiheni më të uritur se zakonisht, duke cuar në shtim në peshë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re