Skip to content

Sa dëm ju bën konsumimi i alkoolit para gjumit?

birre

Shqipëria është ndër vendet me prevalencë të lartë të alkool pirjes në popullatë. Sipas të dhënave zyrtare, 14% e personave mbi 15 vjeç në vendin tonë konsumon alkool mbi normat e lejuara ndërsa 1,5% kanë varësi dhe konsumojnë alkool në nivele të dëmshmë për shëndetin.

OBSH jep alarmin se konsumi i alkoolit, është shkak për shfaqjen e 7 llojeve të ndryshme të kancerit, nisur nga çdolloj ai gojës, deri tek kanceri i gjirit i cili është dhe më i përhapuri në Shqipëri vitet e fundit.

Ekspertët thonë se çdo pije alkoolike shkakton dëme, sa më i madh konsumi aq më i lartë është rreziku për të zhvilluar një nga 7 llojet e kancerit.

Ata fajësojnë alkoolin për më shumë se 119 mijë vdekje të shkaktuar si pasojë e sëmundjeve turmorale të ndodhur gjatë një viti.

Studimet e fundit kanë treguar se asnjë sasi e konsumit të pijeve alkoolike nuk është e sigurtë. Ekspertët thonë se ekzistojnë disa mekanizma se si alkooli mund të shkaktojë kancer më të zakonshmit janë përmes dëmtimit të ADN-së dhe prishjes së ciklit hormonal.

A duhet të pini alkool para gjumit?

Është e pamohueshme që alkooli e rrit atë ndjenjën e gjumit – adenozina e çliruar nga alkooli shkakton ndjenjwn e përgjumjes. Por me kalimin e kohës, trupi ka të ngjarë të zgjohet më shpejt dhe më shpesh, duke çuar kështu në një natë shumë të parehatshme.

Përveç kësaj, pirja e alkoolit para gjumit mund të:

  • Ndërprerja e gjumit REM
  • Përkeqësimi i gërhitjes
  • Ndalimi i frymwmarrjes (e njohur si apnea obstruktive e gjumit)
  • Dhimbje koke
  • Makthe
  • Djersitje

Nëse ndiheni sikur keni nevojë të pini alkool para gjumit në mënyrë që të flini, mund të jetë me vlerë të kërkoni trajtim për pagjumësinë ose të kërkoni udhëzimet e një specialisti të gjumit.

Kur duhet të ndaloj pirjen e alkoolit para gjumit?

Rekomandohet që të kalojnë të paktën katër orë nga koha kur pini pijen e fundit deri në kohën kur shkoni në shtrat. Kjo i lejon trupit të metabolizojë plotësisht alkoolin dhe minimizon mundësinë e ndërprerjeve të gjumit. Thënë kjo, varet nga personi, dhe disa mund të kenë nevojë edhe më shumë për ta metabolizuar atë në varësi të sasisë së alkoolit që kanë konsumuar.