Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu pas arritjes së koalicionit me Partinë Demokratike, në një intervistë të dhënë për Faxneës ka zbuluar detaje të reja nga marrëveshja. Mediu u shpreh se me PD-në kanë arritur dakordësinë në parim dhe pritet implementimi i marrëveshjes për t’u shndërruar më pas në mandate deputetësh.

Kreu i PR theksoi gjithashtu se nëse bëjmë një analizë të zgjedhjeve 2009-2013, pësha elektorale e forcës së tij politike shkon deri në 2 deputetë në Tiranë si dhe shtrihet në të gjitha qarqet e vendit duke përfshirë ato kryesorë por edhe qarqet periferikë.

“Besojmë se ishte një ditë pozitive pasi janë 14 subjekte të bashkuar në një koalicion ndërkohë që Edi Rama ka mbetur i vetëm me disa kandidatë të blerë apo të shitur në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë mendoj se qasja në pyetjen tuaj nuk është e drejtë, sepse nuk është listë e përbashkët e Partisë Demokratike është listë e përbashkët e koalicionit.

Kur flasim për peshë elektorale, Partia Demokratike në 140 kandidatë ka peshën e vet sipas përqindjes që ajo ka marrë, partitë e tjera kanë peshën e tyre sipas përqindjes që kanë marrë. Duke e ndarë në qarqe elektorale, secili e di ku e ka vendin e vet. Por nuk duhet të neglizhohen ato parti të cilat nuk mund të përfshihen në këtë garë elektorale.

Kemi arritur parimin dhe në datën 6 kjo marrëveshje duhet të implementohet. Është e  domosdoshme për ta parë implementimin e drejtë të kësaj marrëveshjeje.

Po ta bësh analizën elektorale 2009-2013 të bashkëpunimit me PD, Partia Republikane ka shanset për të kandiduar në Tiranë me dy deputetë madje dhe pak më tepër se kaq. Pesha e partisë Republikane është në interest ë Partisë Demokratike jo vetëm në qarqet kryesore por edhe në qarqet periferike”, tha Mediu.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re