Nën monitorimet e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit nuk janë vetëm automjetet, por edhe sskuterat elektrikë që shpesh bëhen burim rreziku në rrugë. Përdoruesit e tyre shpesh për shkak të pakujdesisë nuk lëvizin në korsitë e dedikuara, por kudo gjejnë një hapësirë të lirë.

Po ashtu disa prej tyre nuk janë të pajisur me kaskë mbrojtëse, si dhe përdorin telefonin gjatë drejtimit të skuterit. Policia në këto raste do të gjobisë drejtuesit e këtyre mjeteve lëvizjeje nga 1000- 2000 lekë.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, u dha njoftimi se edhe ato do të regjistrohen njësoj si automjetet./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re