Ministrja e Financave dhe e ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dhënë një deklaratë mbrëmjen e sotme lidhur me shumën që duhet të fitojë një person në Shqipëri për të pasur mundësi që të jetojë.

Ibrahimaj tha se nuk kishte një matje konkrete lidhur me këtë shifer por nëse do të bëhej fjalë për shumën që një individ duhet të gjenerojë për të mos qenë i varfër atëherë duhet që shuma të ishte tek 130 deri në 140 euro në muaj.

Pyetje: Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë?

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj: Sa duhet të jenë të ardhurat. Ne nuk kemi një përllogaritje të saktë. Kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Nëse pyetja refereohet sesa duhet të gjenerojë një individ për të mos qenë i varfër, kjo shifer është tek 130-140 euro.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re