Filmat e animuar janë pjesë e përditshme e fëmijëve dhe ata kalojnë me orë të tëra duke i shikuar.
Mirëpo, ka diçka që duhet ti kushtojmë jashtëzakonisht kujdes dhe ajo është distanca nga e cila fëmija vrojton televizorin.
Fëmijët zakonisht janë të prirur të ndjekin programet nga një distancë shumë e afërt me televizorin dhe prindërit shpesh nuk janë vigjilent lidhur me këtë.
Ndjekja e televizorit nga afër është shumë e dëmshme për sytë dhe sidomos për fëmijët të cilët janë shumë më të ndjeshëm.
Distanca duhet të jetë rreth 3 metra dhe nëse vëreni që fëmija ka probleme të shoh nga kjo distancë, bëni mirë të konsultoheni me mjekun për të parë nëse fëmija juaj ka probleme me shikimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re