Së fundmi, vajza e madhe e Bill Gates, Jennifer, ka bërë një investim shumë të shtrenjtë duke blerë një apartament ultraluksoz në New York.

Ky apartament ndodhet në 443 Greenwich Street në Tribeca, Manhattan. Është një lagje ku jetojnë shumë të famshëm. Gates thuhet se ka paguar shumën prej 51 milionë dollarësh për të blerë apartamentin nën çati në pronësi të kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton. Penthouse ka gjashtë dhoma gjumi dhe gjashtë banja.

“Ne u përpoqëm ta dizajnojmë njësinë në mënyrë që banorët të kenë privatësi, por gjithashtu të përfitojnë nga pamjet jashtë dhe brenda ndërtesës,” tha për CNBC Teresa Genovese, drejtore e CetraRuddy Architecture.

Penthouse me tre nivele të Gates është rezidenca më e madhe në një ndërtesë me gjithsej 53 apartamente. Ka akses ne ashensorin e vet dhe ka dy nga 15 vende parkimi te pallatit. Detaje të tjera të projektimit përfshijnë trarët e pishës, dritaret e përditësuara, kuzhinën profesionale dhe oxhakun me gaz. Vetë ndërtesa ka një pishinë të brendshme, palestër, dhoma yoga, salla lojërash, bodrum dhe garazh.

Kujtohet se Jennifer Gates është një kalorëse e vlerësuar me çmime, e cila është diplomuar në Universitetin e Stanfordit për biologji njerëzore dhe aktualisht po studion për Mjekësi në Nw York.

Në fakt, pak javë më parë, Jennifer së bashku me partnerin e saj, Niall Nassar – gjithashtu kalorës – sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, duke e bërë gjysh sipërmarrësin miliarder Bill Gates. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re