Mbrëmjen e fundit në emisionin “Hell’s kitchen” nuk ka patur vetëm sherre e debate, por edhe momente të ëmbla mes Renatos dhe një prej konkurrenteve bukuroshe të spektaklit, Kristinës. Fillimisht ngacmimet e shefit ndaj Kristinës nisën me komplimenta.

“Sa e bukur qenke bërë sot”, i tha Renato Kristinës. Më pas Renato nisi ta provokonte Kristinën teksa ajo gatuante duke kërkuar mendimin e saj për një tjetër konkurrente, Marselën. Kristina u shpreh se shefi po përpiqej ta fuste në sherr me Marselën, por ajo nuk bie në grackë.

Më pas Renato dhe Kristina shëtitën në kuzhinë të kapur për dore, moment i cili u ka pëlqyer shumë fansave të emisionit. “Realisht shef Renato shkon shumë me Kristinën”, shkruan një komentuese. “Sa shumë shkojnë si çift Kristina me Renaton”, shkruan një tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko