Për vite me radhë kemi dëgjuar rreth rreziqeve të obezitetit.

 

Njerëzit e shëndoshë kanë më shumë shanse për të patur goditje në zemër ose në tru si dhe të vuajnë nga diabeti, prandaj ata duhet të bien në peshë, thonë ekspertët. Por tani, një studim i ri ka gjetur se është e mundur që një njeri të jetë i shëndoshë dhe i shëndetshëm.

Mjekët përdorin një masë të quajtur BMI që do të thotë indeksi i masës trupore, për të matur sasinë e dhjamit. Është një përllogaritje e lehtë bazuar në gjatësi dhe peshë dhe nëse BMI e individit është mbi 30, konsiderohesh i shëndoshë.

Vitet e fundit, studiuesit kanadezë zhvilluan një masë më të sofistikuar të quajtur EOSS. Sistemi klasifikon njerëzit obis në pesë kategori apo faza, bazuar në faktorët e rrezikshëm si presioni i gjakut, dhimbjet e gjoksit dhe lodhja.

Për të vlerësuar EOSS, Jennifer Kuk me Universitetin York të Torontos dhe kolegët e saj ekzaminuan të dhënat e mijëra pacientëve nga një klinikë në Teksas. Pacientët u kategorizuan në grupe rreziku bazuar në sistemin EOSS me një histori të gjendjes shëndetësore prej mesatarisht 16 vjetësh.

“Gjetëm që individët obis, të cilët u kategorizuan në grupe të rrezikut të vogël në bazë të sistemit EOSS, ishin në rreziqe të ngjashme për të vdekur me personat e peshave normale në atë model. Faktikisht, ata kanë rreziqe më të vogla vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.”

Shumë prej këtyre njerëzve të shëndoshë, por të shëndetshëm janë munduar të humbasin peshë, por Kuk thotë se kjo mund të mos jetë qasja më e mirë për dikë që ushqehet mirë dhe është aktiv, pavarësisht se ka disa kilogram më tepër.

“Ka individë obis të shëndetshëm dhe këta individë mund të mos përfitojnë nga humbja e peshës. Por ne duhet të përqendrohemi tek stili i shëndetshëm i jetesës që përfshin ushtrime dhe dietë të pasur dhe ndoshta këta individë të shëndetshëm nuk duhet të përqendrohen kaq shumë në humbjen e peshës por që të mos shëndoshen më tepër.”

Sistemi EOSS u zhvillua në Universitetin e Albertës dhe ka për qëllim të përdoret së bashku me skanën tradicionale BMI. Por ngaqë është më kompleks sesa përdorimi i BMI, EOSS ka qenë i ngadalshëm në fitimin e popullaritetit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re