Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka shkuar në 750 numri i të prekurve.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Qytetet më të prekura dhe mosha mesatare

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia
Tëprekur
Tëshëruar

Tiranë
309
188

Shkodër
107
64

Krujë
97
9

Durrës
42
38

Fier
37
29

Kurbin
31

Korçë
19
18

Elbasan
18
15

Kukës
18
10

Lezhë
14
14

Has
14
12

Kavajë
9
8

Lushnje
7
4

Vlorë
5
4

Pukë
5
4

Mirditë
5
3

Rrogozhinë
4
4

Tropojë
4
4

Berat
3
2

Mallakastër
1
1

Mat
1

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re