Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një zhvillim i rëndësishëm për opozitën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24 Lela tha se Chris LaCivita  erdhi në Shqipëri për të zhbërë të majtën ekstreme dhe për të mbështetur Sali Berishën në fushatën e tij.

Lela tha se për LaCivitën nuk përbën problem fakti që Berisha është non grata në SHBA.

Më tej ai u pyet se sa u pagua konsulenti amerikan, për të ardhur në Shqipëri dhe për tu aktivizuar në fushatën e PD-së.

Lela nuk dha përgjigje për shumën konkrete që LaCivita ka marrë, por siguroi se kjo e dhënë nuk do të mbetet sekret dhe se do të publikohet së shpejti.

Kush e solli LaCivitën në Tiranë?

Lela: Dëshira e vetë, fakti që ka sipërmarrje të së djathtës amerikane për të shkulur dhe të zhbërë një të majtë ekstreme të përfaqësuar George Soros. Është e djathta kundër një të majte që ka dalë me të gjitha mjetet të ligjshme dhe të paligjshme për të zhbërë kundërshtarin politik.

LaCivita është pyetur nëse e pengon non grata e  Berishës. Ai ka thë jo, duke theksuar se kjo gjë e inkurajon atë që të vij në Shqipëri edhe për këtë sepse kjo është sfida sepse ai e bëri një betejë me një non grata të establishmentit amerikan që është Donald Trump. Dua ta bëj dhe me një të ngjashmin e tij në një vend të vogël, mik i SHBA-së, ka thënë LaCivita.

 Sa është paguar?

Lela: Nuk them dot shumën, se nuk e di as nuk jam interesuar se me thënë të drejtën as më intereson  dhe se di pse, por mund të them se  parimisht, nuk do të mbetet sekret, sepse LaCivita është i detyruar ta deklarojë në departamentin e thesarit shumën e ksakte dhe kontratën. Të njëjtën gjë do bëjë dhe PD në KQZ.

Kush është Chris LaCivita

Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë.

Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane.

Aftësia e tij për të analizuar gjendjen e vendit, për të interpretuar të dhënat e sondazheve dhe për të parashikuar ndryshime politike – e kombinuar me njohuritë e tij në planet e Trump për vitet e ardhshme – e bëjnë atë një burim të vlefshëm për të kuptuar dhe lundruar në territore të reja politike.

LaCivita luajti një rol kryesor në riorganizimin e Komitetit Kombëtar Republikan si Shef i Shtabit, duke drejtuar një Konventë të suksesshme RNC të 2024-ës.

Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë.

Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul më 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson më 2022.

Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit.

Lela foli gjithashtu në “Open” edhe për arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Lela tha se PS ka rënë në krizë, pasi sipas tij Veliaj, kandidat për kryeministër i PS u arrestua.

Lela: Partisë socialiste ka rënë në krizë, sepse  kandidati për kryeministër ka rënë . Kjo është kriza e PS. Rama po shpik krizën me SPAK që është krizë e rrejshme e simuluar, Rama fsheh qederin e madh që shtë kriza që i ka rënë numrit dy.

Halli kryesor është me paketuar krizën dhe me e fut diku ku nuk duket. Rama po kërkon dollapin për të future pamjen e shëmtuar që është arrestimi i Veliajt. E dyta i duhet ti dërgojë sinjale atij që ka ikur, për ti thënë se ne nuk të kemi lëshuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko