Banorët e lagjes Jani Vruho, në Berat janë ankuar ditën e sotme përsa i përket një problemi të cilin e kanë prej 30 vitesh që lidhet me mungesën e pastrimit të ujërave të zeza dhe me mos-investimin nga ana e bashkisë për të zgjidhur këtë lloj problemi.

Banorët thonë se sa herë kishte reshje rruga pranë pallatit të tyre përmbytet dhe dhe se firma private që ka marrë përsipër të kryejë punimet, nuk ka bërë ende asgjë, por përkundrazi sa herë që shkonin për të pastruar pusetat, nxirrnin dherat dhe qytetarëve u duhet të pastrojnë vazhdimisht paparstërtitë e krijuara.

Banori: Këtu sa herë ka reshje në dimër mbytet e gjithë kjo rruga këtu sepse është nën nivel. Kështu bashkohen edhe ujërat e zeza dhe vijnë e pastrojnë njëherë pusetën dhe pastaj ikin.

Kemi 30 vite me këtë lloj problemi. Na thanë se me datë 1 tetor do bëheshin prova me tubacionin e ri. Thanë që pasi të bëhej prova, do të mbushej me beton kjo zonë. Por ja siç e shihini nuk është bërë asgjë. Lajmërova që në mëngjes një nga ata personat e ujësjellësit.

Tani ky lloj investimi ishte marrë përsipër nga një firmë private me emrin “Adriatik” por nuk është bërë asgjë. Kemi shkuar disa herë në bashki për këtë problem por nuk bëjnë gjë vecse bëjnë një lloj pastrimi njëherë dhe ikin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re