Përshëndetje! Doja të pyesja një mjek për shqetësimin tim. Sa herë më dhemb koka më skuqen dhe sytë. Mos ka të bëjë kjo me tensionin?

Përgjigjet Vjola Kurti, mjeke okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Skuqja e syve më së shumti ndodh nga sytë e thatë. Një personi të cilit i skuqen herë pas here sytë, ka sy të thatë dhe ka nevojë vazhdimisht për lot artificial, sidomos në kushte kur ka pluhur, përdoret gjatë kondicioneri, kompjuteri, telefoni etj, ndonjëherë edhe kur ka dhimbje të vazhdueshme koke, etj. Të gjithë këta janë faktorë që e thajnë syrin dhe nxisin skuqjen.

Pra nuk ka lidhje me tensionin e syrit për të cilin pacienti pyet, pasi tensioni i syrit është dy lloje llojesh (Kronik dhe akut/ krizë glaukomatoze)  dhe nuk jep skuqje. Në rastin e krizës glaukomatoze pacienti ka dhimbje të forta koke, të vjella, edem të kornes, personi nuk shikon dhe dhimbjet janë aq të forta sa e çojnë pacientin në urgjencë mjekësore. Ndërsa në rastin eglaukomës  kronike, e cila nuk ka shenja fare, mund të zbulohet edhe në një ekzaminim kronik.

Botuar në Shendeti.com.al 24 prill

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re