I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News Dritan Zagani ish-efektiv policie, foli mbi ngjarjet e fundit kriminale në vend duke thënë se policia është nën kontrollin e politikës dhe për aq kohë sa do ekzistojë ky fenomen shteti ynë nuk do bëhet kurrë.

Zagani u shpreh se kronikat e zeza janë realiteti i sotëm i shqiptarëve dhe se nuk po hiqet ‘zakoni’ që sa herë ndërrohet pushteti, hiqen nga puna nga pastruesja më e rëndomtë e komisariatit e deri te drejtuesi i tij.

“Kronika e zezë dhe zymtë e realitetit të sotëm shqiptar. Në një analizë pa u implikuar me politikën, personalisht pavarësisht pozicionit mendoj se nuk mungojnë profesionalistët në polici.

Deri sa policia të funksionojë si e shtetit dhe jo e politikës, atëhrë do zhduket krimi.

Ku bëhet fjalë për një biznesmen te madh që nuk ka lidhje me politikën, apo ndonjë bum të madh droge pa dorën e politikës brenda. Policia ka 30 vite e keqpërdorur nga politika.

Kam frikë se nuk do të behemi asnjëherë shtet sepse nuk po ndërrohet vetëm një drejtues apo drejtor por është kriju një ‘zakon’ që nga pastruesja e rëndomtë e komisariatit deri te drejtuesi ikin kur ndërron pushteti.

Politika nuk funksionon dot me lidhjet me krimin nëse nuk ka policinë nën kontroll. Nëse shteti do të ishte tamam shtet do të dridhej deputeti para policit dhe jo polici para tij.

Ard Veliu ishte nga më të paaftit për të tregu veten specialist, nëse dikush të ka cuar te posti ai të kap për veshi dhe ti luan lojën. Ai ka mbaru një shkollë por përsëri nuk kishte nivelin e duhur të dilte nga guacka e politikanëve”-u shpreh Zagani.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re