Skip to content

“Sa herë të ka parë, aq herë ka qarë” Elvisi e Fatma takojnë 9 vjeçaren që përloti shqiptarët

Elvisi dhe Fatma Naçi udhëtuan larg për të takuar familjen Ndreaj e në veçanti 9 vjeçaren që kurrë në jetën e saj nuk kishte festuar ditëlindjen.

Vide Ndreaj së bashku me dy vajzat e saj jetime kishin shkuar për të mbledhur dru. Në këtë fshat të Rrëshenit bie ende dëborë dhe kushtet e mjerueshme të kësaj familje e bëjnë tepër të vështirë jetën.

Nëna preket kur sheh përballë Elvisin e Fatmën dhe një buzëqeshje i prek fytyrën.

“O zot”-thotë kjo nënë, teksa takon Elvisin e Fatmën, ndërsa aty Jonida dhe Jurgena qëndrojnë për të ndihmuar të ëmën në mbajtjen e druve.

Elvisi: U lodhe shumë?

Vida: Jo u emocionova më shumë që ju pash juve. Para disa ditëve këtu pati ra dëborë. Nuk ngjiti, por ishte akull, duhen dru.

Fatma: Po ti Jonida çfarë po bën këtu?

Jonida: Unë po ndihmoja mamin të prente dru.

Elvisi i tregon Jonidës se Fatma ka derdhur lot kur ka parë klipin e 9 vjeçares, e cila tregonte vuajtjet e panumërta me të cilat përballej.

Elvisi: Sa herë të ka parë Fatma, aq herë ka qarë. Shumë u prek. Ato fjalë i ke folur me shpirt dhe ato fjalë që dalin nga shpirti shkojnë në zemrat e njerëzve. Por ti mos u mërzit, se ditë më të bukura do të vijmë.

Të gjithë më pas nisen drejt shtëpizës ku jeton kjo familje, një ngrehinë që fal thuajse asgjë për këto dy vajza dhe nënën e tyre. Jonida ende nuk e di se shumë shpejt, jeta e saj do të ndryshojë rrënjësisht.