Skip to content

Sa individë dhe familje do të përfitojnë nga paketa ekonomike? Rama: 70 milionë USD për 176 mijë punonjës

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook” ka folur për paketën e zgjeruar ekonomike për të përballuar COVID-19.

Ai tha se kjo  është një ndihmë për 40- ditëshin e ardhshëm të luftës teksa paralajmëron edhe një paketë të tretë mes 20- 25 majit duke parë ecurinë në luftën kundër COVID_19 sa i përket humbjeve të jetëve si dhe ekonomike.

“Nuk mund dhe nuk duhet të harrojmë që sot halli që na bashkon të gjithëve është mbrojtja e jetës. Hallet e tjera janë të rëndësishme sa të duash, por të gjitha bashkë ti mbledhësh nuk janë aq të mëdha nëse nuk funksionon zinxhiri i solidaritetit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se për 100 mijë punonjësit e biznesit të vogël janë vënë në dispozicion 40 milionë dollar, ku çdo individë do të marrë 400 mijë lekë.

“Është pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 10 mijë punonjës turizmi, 66 mijë punonjës që janë larguar pezulluar nga biznesi i madh, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ne vëmë në dispozicion 40 milionë dollar dhe çdo individi në këtë kategori do t’i japim 400 mijë lekë. Po kështu për punonjësit që kanë humbur punën, do vëmë në dispoziocion 26 milionë dollar, ku do marrin nga 400 mijë lekë.

Në listën e individëve që do të ndihmohen janë dhe 10 mijë punonjës në sektorin e turzmit, që do të marrin 400 mijë lekë, për këto japim 4 milionë dollarë të tjera.

Në total 70 milionë dollar. Është një shumë e konsiderueshme, e cila iu shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme sot të ndjehen të mbështetur”, deklaroi Rama.