Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pagesa për konsulentin e tij Chris LaCivita është transparente dhe do të depozitohet në KQZ.
“Kontrata do të depozitohet sipas ligjit, është 100% transparente dhe e pastër”, tha Berisha.
Ndërsa i pyetur nëse i është hequr apo jo non grata, Berisha kishte këtë përgjigje: “Pyetja është që non grata është dënuar si vendim politik. Është tjetër kur bëhet kjo apo ai qëndrim, por ai është shpallur vendim i politizuar i administratës Biden”.
Pyetje: Sa kushton këshillimi i LaCivita për ju?
Berisha: Çdo pagesë do të depozitohet në kohën e duhur në komisionin qendror të zgjedhjeve siç kërkon ligji. LaCivita është personaliteti më i shquar në domenin elektoral që ka shkelur në Shqipëri. Unë e kuptoj kureshtjen tuaj, por kompani konsulence këtu ka pasur gjithnjë. Kontrata do të depozitohet sipas ligjit, është 100% transparente dhe e pastër.