Nga data 17 nëntor deri në datë 21 nëntor u zhvillua panairi I Librit, një aktivitet që tërheq të gjithë lexuesit dhe autorët e ndryshëm. Pas një viti mungesë si shkak i masave të marra në kuadër të pandemisë, tashmë janë vendosur stendat e panairit të librit ku vizitorët shfaqen më së shumti.

Në emisionin e sotëm të “Ka Motor” në Fax News, janë zhvilluar intervista me qytetarë të rastësishëm të cilët kanë vizituar stendat e ngritura në panairin e Librit për t’i pyetur ata në lidhje me ndjesinë që kanë tashmë që aktiviteti po organizohet sërish fizikisht.
Ndër të tjera, edhe organizatorët e panairit u shprehën shumë të lumtur për faktin se tashmë po bëhej organizimi fizik pas një viti mungesë.

Një prej organizatorëve të panairit të Librit: Këtë vit fatmirësisht gjendja u përmirësua dhe kemi mundësi ta bëjmë fizikisht panairin e librit. Për këtë jemi të gjithë të gëzuar, lexuesit në rradhë të parë dhe të gjithë të tjerët. Ne e dimë dhe na jen mirë që panairi i librit është një vend ku njerëzit vijnë edhe për të marrë një libër edhe për të shkëmbyer mendime me njëri tjetrin. Ne shpresojmë që do të kemi lexues mjaftueshëm sepse edhe na shkruajnë në forma të ndryshme që mezi po e presin. Edhe Tirana ka nevojë për këtë gjallëri që jep panairi i librit. Kemi shumë aktivitete, salla është e mbushur plot dhe kemi një tryezë diskutimi për problemet e përkthimit.

Kemi një kënd diskutmi e kemi quajtur “Sofaja e librit” ku gazetarët mund të bëjnë intervista me shkrimtarët apo përkthyesit të cilët do të intervistohen lidhur me problemet që mund të ketë publiku.

Ndër qytetarët e intervistuar, njëra prej tyre ishte një mësuese letërsie e cila u shpreh e keqardhur për faktin se fëmijët nuk kishin më biblotekë në shtëpi por vetëm ekrane telefoni të cilët e bëjnë botën e tyre shumë të vogël.

Mësuesja e letërsisë:

Ne të gjithë si familje i duam shumë librat, jemi të interesuar për botimet e tjera. Unë jamë mësuese letërsie dhe jam shumë e dashuruar me shkrimtarët. Na kishte munguar, unë gjithmonë kam dashur që nxënësit t’i kthehen librit.

Më vjen keq që fëmijët tashmë nuk kanë një biblotekë në shtëpinë e tyre por kanë një ekran të vogël. Bota e tyre është bërë shumë e vogël. Më vjen keq për këtë. Është bukur kur sheh njerëz të interesuar, por do doja që mos të ishin vizitorë të rastësishëm.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re