Këpucët e efektivit të vrarë në Lezhë, Xhulio Prela, vijojnë që të qendrojnë në pragun e shtëpisë së tij, ndërsa prindërit presin që krimi të zbardhet, e autorët e ekzekutimit të djalit të tyre të vendosen para drejtësisë. Ka qenë gazetarja Anila Hoxha ajo që ka postuar fotografinë e këpucëve të Xhulios, ndërsa iu drejtohet shefave të Xhulios se prej sa kohësh nuk numërojnë kaçidhet e rrogës.

“Prinderit e Xhulio Prelës, efektivi i FNSH vrare ne fund vit, i kanë vendosur kepucët e tij ne hyrje te shtëpise. Ata vazhdojnë dhe presin nje përgjigjje se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin nje zyrtar policie që tu thotë kush e vrau Xhulion”, shkruan gazetarja mes të tjerave gazetarja.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Sa kohë ke pa veshur nje palë si keto kepucë i dashur shef? Sa kohë ke pa i numëruar kacidhet e rrogës? Sa kohë ke pa e ndjerë numërimin e kohës kur nuk të hedhin orët shtese në punë? Sa kohë ke pa u veshur me uniformën e dalë boje ? Sa kohë ke pa hipur ne makinat e amortizuara qe të lene ne mes te aksionit? Sa kohë ke qe vec po ngjitesh pa merite dhe as qe ja ke idene se cfare eshte polici, cfarë eshte sakrifica në emër te atdheut? Sa kohë ke qe tundesh para rreshtoreve me policë, duke u sjellë si agai i tyre?

Shifi pak këto këpuce ne deren e shtepisë te një polici te vrarë. Të një polici që jetoi varfër dhe vdiq varfër. Dhe la pas familje te varfër.

Janë këpucet e uniformës te Xhulio Prelës ! Prinderit e Xhulio Prelës, efektivi i Fnsh vrare ne fund vit, i kanë vendosur kepucët e tij ne hyrje te shtëpise. Ata vazhdojnë dhe presin nje përgjigjje se përse u vra djali i tyre, polic i shtetit. Vazhdojnë të presin nje zyrtar policie që tu thotë kush e vrau Xhulion. Sa kohë ke qe sje më polic o shef?

https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2021/January/09/auto_xh11610198623.jpg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re