Kohë më parë, në Indi, në një fshat pati jetuar një endës që ishte shumë i qetë, i përulur dhe besnik nga natyra. Njerëzit përreth e dinin se ai kurrë nuk zemërohej.

Kështu, një ditë disa djem të lagjes menduan të bëjnë shaka me atë endës për ta zemëruar atë. Të gjithë arritën te dyqani i endësit.

Në mesin e fëmijëve, ishte një fëmijë që vinte nga një familje e pasur.

Ai bëri përpara mori në duar një sari dhe i tha: “Sa kushton kjo?”

Endësi u përgjigj, “100 rupi!”

Pastaj djali e mori atë sari dhe e grisi në dy pjesë për ta ngacmuar shitësin dhe më pas mori njërën pjesë në dorë dhe i tha: “Unë nuk dua sari të plotë, dua vetëm gjysmën. Sa do të kushtojë?”

Endësi u përgjigj me qetësi, “50 rupi!”

Tani, djali e mori atë gjysëm sari dhe e preu përsëri në gjysmë. Tani, ai mori gjysmën e mbetur në dorë dhe pyeti përsëri: “Nuk dua as gjysmën. Sa do të kushtojë kjo pjesë?”

Endësi u përgjigj, “25 rupi!”

Djali gjithashtu preu përsëri sarin dhe më në fund tha: “Unë nuk e dua më këtë sari. Tani, është i kotë për mua.”

Endësi u përgjigj: “Djalë, jo vetëm i kotë për ty, por nuk është i dobishme për askënd tanimë.”

Djali u ndje në vështirësi dhe tha: “Të kam shkaktuar një dëm. Unë do të doja t’ju paguaj çmimin e plotë për këtë sari, sepse unë isha ai që e preva.”

Endësi i tha: “Për sa kohë që ti nuk e bleve atë sari, si mund të marr para nga ti?”

Krenaria e djalit u lëndua dhe ai tha: “Unë jam i pasur, ti je i varfër. Nëse të paguaj për këtë cohë, nuk do të më lëndonte, por si do ta mbulosh humbjen tënde? Ju duhet të përballeni me këtë humbje për shkakun tim, kështu që ju lutem më lejoni të paguaj për të.”

Endësi buzëqeshi dhe tha: “Ju nuk mund ta kompensoni humbjen që ndodhi. Edhe pse jeni i pasur.”

Vetëm mendoni se sa shumë punë bëri një fermer për të rritur pambukun. Pastaj një person tjetër bëri një punë të vështirë për të bërë fije nga pambuku dhe më pas i ngjyrosa ato fije dhe e enda këtë sari.

Kjo punë e vështirë mund të jetë e suksesshme vetëm kur dikush e vesh atë, përfiton prej saj, e përdor atë. Por ju e ndatë atë në copa dhe si mund të kompensohet kjo humbje vetëm me rupi?”

Në zërin e endësit kishte dashamirësi dhe butësi të skajshme, në vend të inatit.

Djali u turpërua për veprimin e tij dhe dukshëm po i shfaqeshin lot në sy. Ai ra në këmbët e endësit dhe kërkoi falje.

Endësi i kërkoi me dashuri të ngrihej, e përkëdheli shpinën dhe i tha: “Djalosh, po të kisha marrë paratë prej teje, atëherë mund të kishte rregulluar disi situatën për mua, por jeta jote mund të ishte bërë njësoj siç bëre me sarin.

Fakti se je i pasur nuk do të thotë se mund të orvatesh duke bërë dëme vërdallë me atë bindjen se me paratë mund të rregullosh çdo gjë, se mund të zhdëmtosh këdo. Kështu pasuria të merr në qafë.

Kam humbur një sari, mund ta bëj sërish, por nuk dëshiroj të të shkatërrohet jeta për shkak të egos tënde. Pendimi yt është i çmuar për mua.”

Endësi, mendimi i lartë i të cilit ndryshoi jetën e djalit nuk ishte askush tjetër veçse Shën Kabir Das Ji.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re