Klevis Bega aka Kastro Zizo, është edhe astro-fizikant, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se një satelit kushton mbi 20 mijë dollarë.

“Nuk kam dëgjuar shifra, se shqiptari vdes të flasë pak për shifra. Që nga 2012 kur Elon Musk u licencua nga NASA për të çuar anije në hapësirë. Që do të thotë ky projekt është një kapsulë që nuk ikën dëm, përdoret disa herë.

Nuk e di se sa 10-12 herë përdoret, nuk i kam këto detaje. Lëshohet kapsula dhe në varësi të satelitit, dhe çmimi nis nga 20 mijë dollarë e sipër. Jemi në një epokë PR-i, një vend i vogël si ne që ka nevojë të mbajmë në epiqendër atë që na e ka dhënë Zoti dhe është natyra jonë, ne nuk merremi me atë. Jemi shteti i parë në Ballkan që po flasim për këtë temë, dhe po mendojnë të ngremë satelitët,” tha Bega.

Zizo deklaroi po ashtu se i vjen mirë që Shqipëria përtej politikës merret dhe me hapësirën.

“Më pëlqen e gjitha kjo, që edhe Shqipëria pavarësisht rutinës që na ka marrë me politikë e varfëri e tjetër, më pëlqen fakti që vendi i ka kthyer sytë nga hapësira, andej nga është dhe e ardhmja e njerëzimit. Pastaj për faktin se për çfarë do përdoret nuk e di,” tha Bega.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re