Subscribe

Sa kushton “tryeza” e Vitit të Ri në një familje shqiptare mbrëmjen e ndërrimit të viteve, kjo ishte një tjetër pikë e diskutuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizionj Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Në një përllogaritje të thjeshtë për të gjitha produktet që nevojiten në tryezë mbrëmjen e ndërrimit të viteve, rezultoi se kushtonte më rreth 28 mijë lek të rinj.

Për të ftuarit kjo shumë i rëndon xhepat e shqiptarëve, ku përveç gëzimit dhe haresë krijon edhe ndjenjën e stresit.

Pjesë nga biseda:

Eris Dhamo: Është më shumë se mesatarja e pagës minimale në këtë vend.

Pranvera Borakaj: Si ndikon?

Eris Dhamo: Nëse thamë që ndjesitë që na shoqërojnë janë nostalgjia, hareja gëzimi, kjo ëhstë një ndjesi e përgjithshme ku ka grupe që kalojnë një element stresant.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re