Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku u prezantua ndërtimi i landfill-eve si zgjidhja kryesore.
Në një postim në Facebook, Tabaku akuzon kryeministrin Rama dhe ministren e Turizmit për shmangie të përgjegjësisë dhe për mosadresimin e çështjes së inceneratorëve, të cilët sipas saj kanë kushtuar 430 milionë euro dhe janë kthyer në një skemë mashtrimi që prej 12 vitesh.
Ajo thekson se ndërtimi i landfill-eve është një zgjidhje që Partia Demokratike e ka propozuar prej vitesh, dhe që është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian dhe institucione të tjera kontrolli si KLSH. Sipas saj, qeveria vazhdon të paguajë inceneratorët me taksat e qytetarëve, ndërsa situata me pastrimin mbetet alarmante.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut në Facebook
Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet poëer point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve.
Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar. Vetëm leksione me kostum e kollare!
Zgjidhja e propozuar ne Power Point? Landfill!
Dhe landfilli qe zgjidhja që kishte dhënë PD që para 12 viteve, me studime e dokumente zyrtare edhe me buxhet. Këtë e propozoi sërish edhe në opozitë. Edhe BE-ja ne 4 progres raport kur kritikonte inceneratorët, edhe KLSH-ja kur bëri auditin madje edhe Komisioni Hetimor Inceneratorëve e theksoi si alternativë të drejtë.
Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve. Sa më i bukur poëer point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!



