Pasuria e ish-presidentit amerikan Donald Trump është tkurrur me më shumë se 1 miliard dollarë gjatë katër viteve në krye të Amerikës, ka treguar lista e fundit e Forbes.

Sikur të shiste gjithçka dhe të fuste gjithçka në fondet e indeksit, pasuritë e Trump do të kishin vlerë 1.6 miliard dollarë, por në vend të kësaj, ai e mbajti biznesin privat, duke e vendosur atë në duart e djalit të tij Eric, drejtorit ekzekutiv të organizatës Trump.

Kështu, pasuria e tij ra nga 3.5 miliardë dollarë, aq sa kishte në vitin 2017, në 2.4 miliardë dollarë.

Trump aktualisht renditet në 1,299 në listën e miliarderëve botërorë, me gati 300 pozicione nga 1,001 vitin e kaluar.

Në krye të listës së miliarderëve të Forbes është themeluesi i faqes Amazon, Jeff Bezos, i cili ka qenë zyrtarisht njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit me radhë.

Pasuria e Bezos vlerësohet në 177 miliardë dollarë, shumë përpara konkurrencës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re