
Kosova është vetëm një ndeshje larg shkruarjes së historisë, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” do të sfidojnë Turqinë në finalen e “play-offit” në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Në rast se Kosova do të kalojë në turneun final të Botërorit, atëherë do të shpërblehet me një shifër të majme parash.
10.5 milionë dollarë do të fitonte Kosova, në rast kualifikimi.
Ndërkohë, futbollistët i kanë fituar deri më tash 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, pas fitores me Sllovakinë.
Madje, Qeveria e Kosovës u ka premtuar lojtarëve dardanë që do të shpërblehen edhe me 1 milionë euro premio, nëse arrijnë të shkojnë në Botëror.



