Termi “shpejtësi minimale” nuk ekziston në Aktin Gjerman të Trafikut (StVO), por ekziston një rregullore sipas së cilës automjetet që nuk mund të zhvillojnë shpejtësi më të madhe se 60 km/h nuk lejohen të lëvizin në autostradë në Gjermani.

“Pa arsye adekuate, mjetet motorike nuk duhet të lëvizin aq ngadalë sa të pengojnë qarkullimin. Shoferi duhet të ngasë brenda kufijve të shpejtësisë lokale në mënyrë të tillë që të kontribuojë në rrjedhën e trafikut. Kufiri i ngasjes së ngadaltë është pra aty ku të tjerët pengohen qëllimisht prej tij”, u përgjigj ADAC për të gjithë ata që pyesin se cili është kufiri minimal i shpejtësisë në autostradë në Gjermani.

Konkretisht, sipas Aktit të Trafikut (StVO), vetëm ato automjete të cilat për shkak të performancës së tyre mund të lëvizin më shpejt se 60 km/h lejohen të lëvizin në autostradë, njoftoi ADAC.

Kushdo që me dashje pengon automjetet e tjera duke ecur ngadalë mund të gjobitet me 20 euro.

Ligjet e trafikut diktojnë gjithashtu që shpejtësia duhet të përshtatet me rrethanat, duke përfshirë kushtet e rrugës, kushtet e trafikut (p.sh. bllokimi ose trafiku i ngadalshëm) dhe kushtet e motit.

Aftësitë personale të shoferit gjithashtu luajnë një rol: për shembull, një shofer fillestar mund të drejtojë më me kujdes dhe më ngadalë. Si një arsye tjetër e mundshme për shpejtësinë e ulët, ADAC përmend transportet e mëdha dhe të rënda dhe makinat e vjetra me fuqi të ulët motori.

“Nëse reduktojmë shpejtësinë në trafikun rrugor, ne mund të parandalojmë në mënyrë efektive shumë aksidente të rënda,” tha presidenti i DVW dhe ish-ministri federal i transportit, Kurt Bodewig. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re